Eneda Tarifa sëbashku me Elton Dedën janë nisur drejt Londrës, për të regjistruar këngën e Eurovizionit “Përrallë”, në studion e bassistit të këngëtarit të famshëm, Robbie Williams.
Ka qenë Deda ai që ka bërë publik lajmin duke postuar disa foto nga puna në studio dhe nga Londra. “Përveç punës në studion e bassistit të Robbie Williams, dita nuk duhet të bëhet natë kollaj në Londrën e magjishme”, shkruan Elton Deda në Facebook.