Këngëtarja Eneda Tarifa është përfolur shumë në media këto kohë. Fjalët për një divorc të këngëtares me bashkëshortin e saj Erion Zaloshnjën e kthyen atë në kryefjalën e mediave rozë disa kohë më parë. Edhe pse ajo nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me ndarjen, në Instagram vijon të jetë shumë aktive.
Së fundmi Eneda ka postuar një foto në të cilën shfaqet pa make-up. Edhe pse jemi mësuar ta shohim të kuruar pjesën më të madhe të kohës, ajo na vërtetoi që nuk ka nevojë për grim për tu dukur e bukur, pasi edhe pa praninë e tij Eneda duket vërtetë mirë. Ndonëse vitet kalojnë, ajo vijon të mbetet një femër mjaft tërheqëse.