Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ëndrrat që nuk duhet ti neglizhoni për asnjë arsye

2017/12/06 at 1:27 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Për ata që shohin në ëndërr persona që kanë vdekur, ja se çfarë mesazhi duan t’ju japin

Nëse i shihni këto ëndrra, duhet t’i bëni patjetër disa pyetje vetes.


Fluturim

Ëndrrat e fluturimit shpesh tregojnë nevojën për të arritur ambicien. Ku po shkon? Si po shkon atje? A keni probleme të rrugëtimit në jetë? Ëndrrat e fluturimit kanë prirjen të na lënë të rikarikuar kur zgjohemi. Ekziston një ndjesi çlirimi dhe fuqie për të arritur diçka në rrugën tonë.

 

Ujvarë

Kur ne ëndërrojmë për ujin, zakonisht kjo përcjell gjendjen emocionale të mendjes. Uji simbolizon pastrimin dhe pastërtinë. Endrra me ujëvara është një shenjë e madhe paralajmëruese. Ajo tregon fillime të reja, kur e vjetra shuhet. Nëse shihni ujëvara në ëndrrat tuaja, bëjini vetes këto pyetje: A është ujëvara e vogël apo e madhe? Si i perceptoni pengesat tuaja? A është ujëvara në një xhungël të errët, apo në një plazh të bukur?

 

Dhëmbët

Ëndrrat me dhëmbë janë shumë të zakonshme. Jo të gjitha ëndrrat me dhëmbë simbolizojnë plakjen. Heqja e dhëmbëve simbolizon diçka që duhet të dalë, ndërsa dhëmbët e kalbur simbolizojnë mbajtjen e frikës dhe ankthit brenda jush. Endrrat me dhëmbë që bien janë më tipiket. Zakonisht ato burojnë nga situata të reja që shkaktojnë stres: një punë e re, frikë nga humbja, mungesa e fuqisë në një marrëdhënie ose gënjeshtra që mbahen të fshehura. Nëse shihni dhëmbët në ëndrrat tuaja, bëjini vetes këto pyetje: Si ndiheni për dhëmbët tuaj? Ne i përdorim dhëmbët për të ushqyer trupin. Si po i ushqejmë jetët tona?

Vdekja

Ëndërrimi me vdekjen është më i zakonshëm se sa pranojnë shumica e njerëzve. Sado e keqe që ndihet, ëndrra e vdekjes zakonisht simbolizon fundin e diçkaje. Vdekja është ndërprerja e pjesëve të egos. Eshtë vdekja e ankthit dhe zemërimit. Vdekja e një situate. Eshtë vdekja e një ideje që lejon lindjen e një tjetre. Ëndërrimi i vdekjes mund të jetë një aspekt psikologjik i ndryshimeve të jashtëzakonshme me emocionet. Nëse shihni vdekjen në ëndrrat tuaja, bëjini vetes këto pyetje: Jeni ju ai/ajo që vdiq? Ishte një i dashur? Këto ëndrra gjithashtu mund të jenë udhëzime nga një i dashur i ikur nga kjo botë, që përpiqet t’ju ofrojë rehati apo ngushëllim.

 

Shtatzënia

Ëndërrimi i shtatzënisë simbolizon një rritje dhe zhvillim të madh. Mund të jetë vrull për projektet dhe dëshirat e ardhshme. Nëse e imagjinoni shtatzëninë në ëndrrat tuaja, bëjini vetes këto pyetje: Çfarë po përpiqeni të krijoni? Çfarë transformimi po hasni në jetën tuaj? A jeni shtatzënë? Ëndrrat me shtatzëni mund të sjellin ide të frytshme për një punë ose marrëdhënie.

Shtëpi

Ëndrrat me shtëpi simbolizojnë vetveten dhe aspektet e ndryshme të personalitetit. Në varësi të llojit të shtëpisë apo dhomave të ndryshme, interpretimi mund të thellohet. Shtëpitë kanë të bëjnë me sigurinë dhe rehatinë. Një papafingo simbolizon kujtimet e fshehura, ndërsa një bodrum mund të nënkuptojë intuitën dhe të pavetëdijshmen. Nëse shihni shtëpi në ëndrrat tuaja, pyesni veten: Si po kujdeseni për trupin tuaj? Si e perceptoni veten tuaj në botë?

Paratë

Ëndrrat e parave mund të na lejojnë të zgjohemi me mirënjohje. Ëndërrimi i parave është rreth fatit dhe si e perceptojmë vlerën tonë. Fitimi i llotarisë simbolizon një ndryshim në stilin e jetës, ndërsa ëndrra e dhënies së parave është një frikë nga humbja. Ëndrrat e parasë i përkasin thelbit të emocioneve tona drejt bollëkut dhe prosperitetit. Stabiliteti financiar ose humbjet shpesh janë faktorë stresi në jetën tonë. Nëse shihni para në ëndrrat tuaja, pyesni veten: A e keni humbur punën tuaj? A jeni në borxhe? Çfarë do të bënit nëse do të fitonit lotarinë? Marrëdhënia me financat është ajo që rrallë e lë mendjen tuaj kur jeni zgjuar. Paraja simbolizon rrjedhën e jetës.

Tradhti

Ëndërrimi i tradhtisë bashkëshortore nënkupton dëshirat seksuale dhe nevojat që janë të shtypura ose që duhet të shprehen. Këto lloj ëndrrash gjithashtu bartin braktisjen dhe frikën, çështjet e vetëvlerësimit dhe pranimin e pavetëdijshëm të një marrëdhënie problematike. Nëse shfaqet tradhëtia në ëndrrat tuaja, pyesni veten: A keni frikë të humbni një të dashur? A jeni të pakënaqur në marrëdhënien tuaj? Si ndiheni për trupin dhe dëshirat tuaja?

Zjarr

Ëndrrat e zjarrit mund të kenë disa kuptime në varësi të kontekstit të ëndrrës. Të shohësh zjarrin në distancë simbolizon dëshirën dhe transformimin, ndërsa të luash me zjarrin, mund të jetë një paralajmërim për aktivitetet e rrezikshme. Nëse ëndërroni të filloni një zjarr, kjo simbolizon zemërimin që po shtypet. Pyesni veten: A i shmangni situatat e rrezikshme? A e kaloni ditën duke “shuar zjarre”?

Lakuriq

Ëndrrat zhveshur janë shumë të zakonshme. Ato lidhen me frikën tonë për t’u ekspozuar. Nëse ëndrra është për dikë tjetër të zhveshur, kjo nënkupton “të vërtetën e zhveshur” të një situate ose parathotë një çështje të paligjshme. Kjo gjithashtu mund të nënkuptojë humbjen e respektit. Lakuriqësia ka të bëjë me pranimin e të metave dhe papërsosmëritë. Nëse jeni të zhveshur në një ëndërr, pyesni veten: A keni frikë të shihni se kush jeni? A po e ekspozoni veten? Ëndrrat përfaqësojnë episodet e jetës sonë që mund të analizohen në miliona mënyra dhe ëndërruesi është i vetmi që mund të kuptojë gjendjen e vërtetë emocionale të ëndrrës. Këto janë vetëm disa sugjerime në botën e vizioneve të natës; mendja, trupi dhe shpirti janë të ndërthurura dhe mënyra si e perceptojmë veten, luan pa pushim gjatë gjumit tonë. Mendja do të përpiqet me dëshpërim të diktojë, nëpërmjet vizioneve të shkurtra, se si ndiqen emocionet tona. Ankthi ose gëzimi mund të ndryshojë mënyrën se si flemë. /Bota.al



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
-Jetë dhe Stil

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

12 Maj, 2025 8:30 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 9 maj 2025

9 Maj, 2025 8:21 am
Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit
Life Style

Bill Gates shpërndan pasurinë e tij, do dhurojë 200 miliardë dollarë për të varfrit

8 Maj, 2025 4:51 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 8 maj 2025

8 Maj, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 7 maj 2025

7 Maj, 2025 8:10 am
“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
-Shëndeti

“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

6 Maj, 2025 3:50 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 maj 2025

6 Maj, 2025 8:19 am
VIDEO/ “Çmendet” roboti në Kinë, sulmon punonjësit
Life Style

VIDEO/ “Çmendet” roboti në Kinë, sulmon punonjësit

5 Maj, 2025 9:39 pm
Para
Vendimi/ Qeveria vendos shpërblime, ja sa përfitojnë pensionistët këtë fundvit

Qeveria u jep pensionistëve 3 mijë lek të reja shpërblim me rastin e festave

I dini shenjën e horoskopit? Mësojeni si ta bëni për vete mashkullin që doni

I dini shenjën e horoskopit? Mësojeni si ta bëni për vete mashkullin që doni

Kush janë politikanët që ambasada amerikane i do pas hekurave?

Drejtoria e Monitorimit në Kuvend kundërshton PS: Kryeprokurori zgjidhet me 84 vota
















TE FUNDIT

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…

Incidenti në KZAZ-në 30, sekretari tregon si nisi sherri:Ishin njerëzit e Rakipit…
15 Maj, 2025

Pas përplasje fizike të ndodhur disa orë më parë në KZAZ-në 30 në Kashar, sekretari i përfshirë në ngjarje ka...

Lexo më shumë

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!

Procesi i numërimit drejt fundit, Shehaj: Mandati i dytë në Tiranë nuk lëviz!
15 Maj, 2025

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka dhënë një prononcim për mediat lidhur me rezultatin e deritanishëm që kjo forcë...

Lexo më shumë

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE

Shqipëria në BE në 2030? Ja si përgjigjet Presidenti i KiE
15 Maj, 2025

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Presidenti i KiE, Antonio Costa është shprehur i bindur se...

Lexo më shumë

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në

Costa në Tiranë: Rezultati i zgjedhjeve tregoi dëshirën e shqiptarëve për BE-në
15 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa ndodhet pasditen e sotme në Tiranë, ku dhe zhvilloi një konferencë të përbashkët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com