Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë së lokalit dhe bizneseve të tjera në afërsi të urës së vjetër të Bunës për të parë lëvizjet e nënës me 3 fëmijët që u mbyten mbrëmjen e të shtunës.
Sipas policisë nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk shfaqet momenti kur janë hedhur në lum, por është fiksuar momenti kur po pinte kafe në lokal.
Aty gruaja me 3 fëmijët kanë qenë më gruan e vëllait të Erdgys Arrazit. Ajo ka thënë në polici se Alma thjesht i kishte treguar që kishte bërë fjalë me burrin dhe jo probleme të tjera. Pasi janë ngritur nga kafja nëna me 3 fëmijët janë hedhur në lum.
Aktualisht janë 8 ekipe kërkimi të policisë dhe ushtrisë si dhe banorë të zonës apo peshkatarë vullnetare.
Ekipeve të kërkimit për dy trupat e fëmijëve dhe 39-vjeçares i janë bashkuar edhe forcat e Armatosura, ndërkohë deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9 vjeçe.