Reperi Mozzik dhe vëllai i tij Getinjo, janë konfliktuar mbrëmë me ish producentin e tyre, Bini.
Bini u tha mosmirënjohës reperëve pasi ai dhe shumë persona të tjerë nga Ferizaj i kanë ndihmuar në fillimet e tyre.
Pas Binit një status i ka dedikuar dhe këngëtarja Enca Haxhia. Ajo ka publikuar ka shkruar në Facebook se, ” E di cili është lloji njeriut që e urrej? Mosmirënjohësi! Unë të kam krijuar”.
Enca nuk ka përmendur asnjë emër por duke pasur parasysh krijimet e saj, kënga “Edhe njo” është realizuar në fillimet e Mozzik e po ashtu statusi u publikua pak pas lajmit ku përfshihej reperi. Përveç kësaj Enca dhe Mozzik janë konflikuar një vit parë në eventin e Mad Tv dhe që nga ajo kohë Enca i shkëputi marrëdhëniet me labelin “OnRecords”.