Konfirmohet nga policia identiteti i shqiptarit të vrare dje në kufi gjatë një shkëmbimi zjarri mes disa trafikantëve të drogës dhe policisë greke. Viktimë pas përleshjes me armë ka ngelur Altin Mullaj, 39-vjec, banues në Fushe-Verri, Delvinë.
Policia ka bërë me dije se është në proces të vazhdueshëm shkëmbimi informacioni me Policinë greke për këtë çështje.
Policia e Shtetit siguron qytetarët dhe familjarët e viktimës se do të ndiqen të gjitha hapat për sqarimin e situatës dhe të rrethanave ku humbi jetën shtetasi shqiptar.