Mbetet mister fati i rojes së sigurisë, Arjan Sala, i cili mbrëmjen e sotme u fut në magazinën e përfshirë nga zjarri për shpëtuar punëtorët.
Ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare te mbikalimi i Kamzës. Magazina ishte me rroba, ndërsa roja i sigurisë rreth 30 vjeç u fut për të shpëtuar punëtorët dhe më pas humbi kontaktet brenda.
Shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën prej disa orësh për të shuar flakët, ndërsa ka mbërritur edhe një prokuror i Prokurorisë së Tiranës./ Opinion.al