Një shqiptare është zhdukur në rrethana të mistershme në Greqi.
Sipas mediave greke bëhe fjalë për Ermalda Arapin, e cila ka humbur kontaktet me familjarët e saj.
Raportohet ndër të tjera se 38-vjeçarja ka dalë nga shtëpia në 18 maj dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë informacion mbi fatin e saj. Policia greke është vënë në lëvizje për gjetjen e 38-vjeçares.
“Ermalda ka sy me ngjyrë kafe, është e gjatë 1.73m dhe ka përmasa trupore normale. Familja e saj është e shqetësuar sepse jeta e saj është në rrezik”, thuhet në njoftimin e autoriteteve./Opinion.al