Aktualitet

Emri/ Zgjidhet zv. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:55 - 11/06/22 |
Opi Nion

Altin Dumani është zgjedhur zëvendësdrejtori i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Në një njoftim për mediat SPAK bën me dije se më 10 Qershor 2022 zhvillua mbledhja e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, me rend dite : “ Caktimi i Zv. Drejtuesit të Prokurorisë Posaçme”. Në këtë mbledhje në mënyrë unanime, prokurorët propozuan që si zv. Drejtues të rizgjidhej prokurori Altin Dumani.

Altin Dumani do të jetë në këtë detyrë për një afat dy vjeçar.

“Me datë 10 Qershor 2022 zhvillua mbledhja e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, me rend dite : “ Caktimi i Zv. Drejtuesit të Prokurorisë Posaçme”. Drejtuesi Prokurorisë Posaçme fillimisht mori mendimin e prokurorëve të cilët, në mënyrë unanime, propozuan që si zv. Drejtues të rizgjidhej prokurori Altin Dumani. Në vijim Drejtuesi i Prokurorisë Posaçme vendosi :”Caktimin e zotit Altin Dumani në funksionin e Zv. Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme për një afat dy vjeçar”-njofton SPAK.

Pas