Aktualitet

EMRI/ Zgjidhet një anëtar i KLGJ, kush u emërua nga radhët e Gjykatave të Apelit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:57 - 08/10/21 |
Opi Nion

Një tjetër gjyqtar është zgjedhur ditën e sotme anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sipas News24 është zgjedhur anëtar i KLGJ Ridvan Hado, ky i fundit nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit.

Hado ka fituar postin pranë KLGJ, pasi ka siguruar 140 vota, kundrejt gjyqtares Vojsava Osmanaj me 101 vota. Ndërkohë, që 5 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

Ndërkohë bëjmë me dije se po ditën e sotme është zgjedhur  Klodian Kurushi, që vinte nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë./Opinion.al

Pas