Holta Zaçaj është zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Anëtaret e Gjykatës së Lartë, kanë zgjedhur këtë të hënë mes Elsa Mihës dhe Zaçes, këtë të fundit, për shkak të pikëzimit. Zaçaj u zgjodh e para me 84.7 pikë në raport me 82 pikë që siguroi Miha.
Holta Zaçaj do zërë vendin e zv. kryetares Vitore Tushe.
Vendimi i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare.
Me zgjedhjen e anëtarit të ri, Gjykata Kushtetuese plotësohet me numrin e plotë prej 9 anëtarësh.