Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emri/ Zbulohet “koka” e grupit kriminal të kanabisit në Shqipëri

2020/05/20 at 12:50 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Emri/ Zbulohet “koka” e grupit kriminal të kanabisit në Shqipëri

22 persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni anti-drogë të shtrirë bë disa qarqe të vendit.


Ndërkohë, në dosjen e Prokurorisë akuzohet Kreshnik Murataj, një prej 22 të arrestuarve gjatë operacionit kombëtar antidrogë si ‘kokën’ e grupit kriminal të kultivimit të kanabisit.

Sipas informacioneve,  grupi kriminal u zbulua nga Adriatik Hoxha dhe Rezart Tahiri që u kapën me armë ndërkohë nga bisedat e përgjuara dot të bënin një shkëmbim armë- kanabis.

Prokuroria shprehet se ende nuk dihet se kush është financuesi i këtij grupi kriminal.

PJESË NGA DOSJA E PROKURORISË

Më 25.09.2019 në vendin e quajtur Kodra e Spaçit (Kopshtet e Skajcave) për Njësinë Administrative Malzi Kukës, në një livadh bimë narkotike të llojit kanabis sativa të prera, ku dallohej qartë pse këto bimë ishin të prera. Veprimi i kryer pasqyrohet qartë në Raportin e Shërbimit të datës 25.09.2019 të përpiluar nga punonjësit e policisë së përmendur lart.Nga SH.ÇB.A-ja pas konstatimit të këtij fakti u shkua me grupin hetimor, ku dhe u kryen të gjitha veprimet e nevojshme, e konkretisht u bë kqyrja e vendit të ngjarjes (parcela ku ishte mbjellë lënda narktoike) ku rezultoi se , parcela ishte në një sipërfaqe prej 1000 metrash dhe afërsisht 170 bimë narkotike të llojit kanabis, ku bimët narkotike ishin të prera dhe të stivosura anë të parcelës. Njëkohësisht gjatë kqyrjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe sende të ndryshme të përdorura nga kultivuesit, si tuba, sopatë, kosore, shishe plastike, thasë, si dhe u morën edhe 11 bimë narkotike kanabis të cilat janë dërguar pranë Policisë Shkencore Tiranë.Më datë 27.09.2019 gjatë kontrollit në vendin e quajtur ”Pyllin e Kondër Spac”, fshati Shemri janë konstatuar në mes të pyllit një supërfaqe e mbjellë me lëndë narkotike kanabis sativa ku janë gjetur 1045 bimë narkotike të llojit kanabis- sativa. Në këto kushte , Policia Gjqyësore e SHÇBA bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve; Punonjësit të Policisë Ramiz Cenaj, me detyrën e SPZ të zonës Malzi, Halim Ymeri, kryeplak i fshatit Pistë- Malzi, shtetasin Beqir Murataj. Në vijimësi të hetimeve rreth procedimit Nr404 viti 2019 regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës dhe pas informacionit dhe detyrave të lëna olicisë Gjyqësore në terren, se në aksin rrugor Kukës, Fusharrëz dyshohet se disa persona shkëmbenin lëndë narkotike kanabis sative me armë zjarri kjo sipas përmbajtjes të bisedave të zhvilluara gjatë përgjimit telefonik.Pas këtyre bisedave me qëllim verfikim në terren të këtij fakti shërbimet polciore të DVP Kukës kanë marë masat dhe kanë shkuar në vendin e quajtur Qafë Shllak, aksi rrugor Kukës- Fusharrëz ku janë kapur në flagrancë duke lëvizur me dy automjete, njëri me targë AA224Ra me drejtues shtetasin Adriatik Hoxha dhe pasagjer shtetasin Rezart Tahiri, në pjesën e sediljes së pasme të automjetit është gjetur një çanë dhe janë sekuestruar dy armë zjarri automatik dhe municion prej 871 fishekësh.Në automjetin e markës Mercedes- Benz me targë AA 890 YF me drejtues shtetasin Kreshnik Murataj dhe pasagjer Floriand Myftari në bagazh të mjetit është gjetur një sasi prej 2942 gram lëndë narktoike dyshuar kanabis dhe katër cipë fishekë luftarakë dhe Policia gjyqësore ka arrestuar në flagrancë Kreshnik Muratajn, Adriatik Hoxha, Floruand Myftari, Rezart Tahiri. Nga procesverbali i transkriptimit datë 03.10.2019 i bisedave të përgjimit ambjental ndërmjet të pandehurve Kreshnik Murataj dhe Floriand Myftari, rezulton se këta të pandehur në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë përgjegjësi penale me veprat penale të parashikuara nga neni 283/2 të Kodit Penal. Po sipas procesverbalit të transkriptimit të bisedave datë 03.10.2019 të përgjimit amjental shtetasit Adriatik Hoxha dhe Tezart Tahiri kanë vepruar në bashkëpunim me njëri tjetrin duke mbajtur armët e zjarrit me qëllim këmbimin e tyre me lëndë narktoike. Këta shtetas kanë qenë në dijeni të organizmit të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike që në fillimet e veprimtarisë krimnale nga Kreshnik Murataj, të cilit i kanë kërkuar edhe këmbimin me armët. Për ngjarjet e datave 02.10.2018, 28.07.2019, 25.09.2019, 27.09.2019 ku janë sekuestruar e asgjësuar bimë narkotike të llojit kanabis të dokumentuara me aktet e ekspertimit Biokimik pjesë e fashikullit hetimor, rezulton se është ushtruar veprimtari kriminale në kuadër të grupit kriminal drejtuar nga shtetasi Kreshnik Murataj. Hetimi nuk ka arritur të identifikojë financuesin e kësaj veprimtarie. Janë grumbulluar të dhëna por aktualisht nuk mund të identifikohet me prova ligjore financuesi i veprimtarisë. Në këtë veprimtari me shtrirje territoriale nga Gjirokastra, Kukës e Pukë janë përfshirë një numër personash të identifikuar shtetasit Besnik Coka, Petrit Pashku, Shpëtim Topuzi, Zenel Mece, Shkëlqim Skacaj, Tarzan Veseli, Akil Buna, Arben Bejko, Pal Përgjegji, Besart Dreni, Benard Kordahku, Durim Vaata, Arben Tuci, Adriatik Hoxha, Floriand Myftari, Rezart Tahiri etj.Opinion.al



Ju sugjerojmë

Jet Ski-të, rrezik serioz për pushuesit/ Nuk respektohen rregullat e sigurisë
Aktualitet

Jet Ski-të, rrezik serioz për pushuesit/ Nuk respektohen rregullat e sigurisë

2 Qershor, 2025 4:06 pm
Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes në Forcat e Armatosura
Aktualitet

Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes në Forcat e Armatosura

2 Qershor, 2025 3:59 pm
“U vra që në 2020-ën”, Trump mendon se “Biden është robot”
Bota

“U vra që në 2020-ën”, Trump mendon se “Biden është robot”

2 Qershor, 2025 3:50 pm
Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 6 policë për korrupsion e shpërdorim detyre
Aktualitet

Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 6 policë për korrupsion e shpërdorim detyre

2 Qershor, 2025 3:35 pm
Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell
Bota

Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell

2 Qershor, 2025 3:24 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

“Afatit” po i vjen fundi…por Trump nuk tërhiqet për tarifat

2 Qershor, 2025 3:12 pm
Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti
Rajoni

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti

2 Qershor, 2025 3:00 pm
Zbulim arkeologjik në Divjakë/ Objektet po verifikohen se kujt periudhe i përkasin
Aktualitet

Zbulim arkeologjik në Divjakë/ Objektet po verifikohen se kujt periudhe i përkasin

2 Qershor, 2025 2:58 pm
Gjokutaj paralajmëron luftë brenda PD-së: Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën
Aktualitet

Gjokutaj paralajmëron luftë brenda PD-së: Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën

2 Qershor, 2025 2:52 pm
Nervozizëm para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i Serbisë: Jap dorëheqjen nëse..
Sport

Nervozizëm para ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i Serbisë: Jap dorëheqjen nëse..

2 Qershor, 2025 2:49 pm
Para
Koronavirusi/ Sa persona fluturojnë nga dhe drejt Italisë

Dalin rregullat e reja, si do të fluturohet pas pandemisë

Emrat/ OFL u dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 4 personave

OFL zbarkon në Fier, u kërkon deklarimin e pasurisë 4 personave

Disa Bashki pa kryetarë, Balla-Metës: Zgjohu nga gjumi

Shembja e teatrit/Pse nuk u prit vendimi i Kushtetueses?Flet Taulant Balla
















TE FUNDIT

Jet Ski-të, rrezik serioz për pushuesit/ Nuk respektohen rregullat e sigurisë

Jet Ski-të, rrezik serioz për pushuesit/ Nuk respektohen rregullat e sigurisë
2 Qershor, 2025

Sezoni turistik ka nisur, dhe bashkë me të edhe aktivitetet ujore, si xhiro me Jet Ski, të cilat janë ndër...

Lexo më shumë

Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes në Forcat e Armatosura

Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes në Forcat e Armatosura
2 Qershor, 2025

Krijohet si pjesë e Forcave të Armatosura, Komanda e Kibernetikës dhe e  Ndërlidhjes. Për këtë rast u zhvillua edhe një...

Lexo më shumë

“U vra që në 2020-ën”, Trump mendon se “Biden është robot”

“U vra që në 2020-ën”, Trump mendon se “Biden është robot”
2 Qershor, 2025

“Ai u vra që në 2020-ën! Ato që shihni janë klone, sozi dhe robotë pa shpirt”. Ky është mendimi që...

Lexo më shumë

Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 6 policë për korrupsion e shpërdorim detyre

Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 6 policë për korrupsion e shpërdorim detyre
2 Qershor, 2025

Prokuroria e Elbasanit dërgoi në gjyq gjashtë punonjës policie për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Në përfundim të hetimeve, autoritetet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com