Një 34-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Vrasja ndodhi orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, ku dy persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri Kristianb Kola, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.
Ndërkohë, Opinion.al ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes dhe foton e vimtimës.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.