Ka ndërruar jetë qytetari që u gjet i plagosur me armë zjarri këtë mëngjes në kryeqytet. Sipas informacioneve, viktima është identifikuar si Behar Seferi, (Sofia), rreth 66-vjeç. Ai është nga Lapardhaja e Beratit ndërsa banonte në Rrugen e Qelqit në Kombinat.
66-vjeçari u qëllua me dy plumba ndërsa ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Dyshohet se viktima është qëlluar nga distanca me armë me silenciator, pasi në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna.
Ndërkohë forcat e Komisariatit Nr.1 të Policisë së Tiranës ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes./Opinion.al