Kronikë

Emri/U plagos me armë zjarri në Tapizë, 35-vjeçari kushëriri i Durim Bamit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:50 - 04/11/20 |
Opi Nion

Një 35-vjeçar mbeti i lënduar nga të shtënat me armë zjarri që u regjistruan pasditen e sotme në Tapizë të Krujës.

Burime për Abc News bëjnë me dije se i plagosuri është shtetasi, Ervin Kodra, i cili rezulton të jetë një emër i njohur për policinë. Mësohet se Kodra është kushëriri i Durim Bamit,  i njohur ndryshe si “i forti i Niklës”.  Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me këtë fakt.

Durim Bami, është personi që u akuzua nga ish-deputeti, Tom Doshi, se ishte porositur për ta vrarë, akuzë me të cilën u arrestua më 3 mars të 2015.

Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.

Më herët Bami është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes. Bami u ndalua edhe në shtator të 2018 nga një operacion i RENEA-s në Nikël pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi.

Siç u njoftua edhe nga policia më herët Ervin Kodra, i afërm i Bamit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Forcat “Shqiponja” kanë bërë të mundur shoqërimin e pesë personave, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen./ Opinion.al

Pas