Ka ndërruar jetë i moshuari që u përplas nga një mjet fuoristradë paraditen e sotme në Berat. Mësohet se viktima është 71-vjeçari Agron Toska, i cili teksa udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një Volkswagen Touareg.
Pavarësisht ndihmës në spitalin e Beratit, i moshuari që kishte përfunduar mes rrotave të makinës, nuk ja ka dalë të mbijetojë.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e fuoristradës Arlind Muçogllava./Opinion.al