Aktualitet

Emri/U ndje keq në paraburgim, vdes rrugës për në spital 28-vjeçari në Lezhë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:48 - 22/08/22 |
Opi Nion

Një 28-vjeçar i cili ishte i arrestuar ka mbërritur i vdekur në spitalin rajonal të Lezhës.

Sipas News 24, bëhet fjalë për shtetasin Ordison Kastrioti, i cili ndodhej në paraburgim pasi kishte thyer masën ‘arrest shtëpie’.

Paraprakisht mësohet se i riu është ndjerë keq në paraburgim dhe është transportuar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Po sipas News 24, bëhet me dije se trupi i 28-vjeçarit  do të dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Dyshohet se vdekja e të riut ka ardhur si pasojë e infraktit.

Momentalisht nuk ka asnjë të dhënë për viktimën dhe arsyet pse ai ishte në burg./Opinion.al

 

Pas