Një 28-vjeçar i cili ishte i arrestuar ka mbërritur i vdekur në spitalin rajonal të Lezhës.
Sipas News 24, bëhet fjalë për shtetasin Ordison Kastrioti, i cili ndodhej në paraburgim pasi kishte thyer masën ‘arrest shtëpie’.
Paraprakisht mësohet se i riu është ndjerë keq në paraburgim dhe është transportuar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Po sipas News 24, bëhet me dije se trupi i 28-vjeçarit do të dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Dyshohet se vdekja e të riut ka ardhur si pasojë e infraktit.
Momentalisht nuk ka asnjë të dhënë për viktimën dhe arsyet pse ai ishte në burg./Opinion.al