Një 37-vjeçar është vënë në pranga për zjarrëvënie në Kodër, Kombinat.
Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë Myslym Stafa, 37 vjeç, banues në Kombinat.
Ky shtetas ditën e djeshme në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, është kapur në flagrancë duke i vënë zjarrin shkurreve dhe pemëve halore, dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e madhe kodre me peme halore (pisha) dhe shkurre.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”.