Tashmë është zyrtare. Nuk ka më dyshime.
Trupi i gjetur i murosur në një vile i përket një shqiptari të zhdukur 5 vite më parë.
Lajmin e japin mediat italiane.
Hetimet kanë konfirmuar hipotezat e policisë.
Shqiptari fillimisht u vra dhe më pas u muros.
Ai humbi gjurmët në janar të vitit 2013 në Xhenova kur ishte 41 vjec
Policia italiane ka dhënë edhe emrin e personit që I përkasin eshtrat.
Ai quhet Astrit Lamaj, që sot duhet të ishte 47 vjeç.
Eshtrat e tij u gjetën në murin e ndërmjetëm të një vile në Senago, gjatë restaurimit.
Hetuesit flasin për një vdekje të dhunshme, ndërkohë që janë në kërkim të autorit.
Ekzekutimi mendohet se është bërë në Brianza, më pas trupi u transportua në Senago
Lamaj rezultonte të ishte një person me precedent në shpërndarjen e narkotrafikëve, ndërkohë që nuk përjashtohen edhe hipoteza të tjera mbi vrasjen.