Një makinë ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie tritoli pasditen e sotme në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, duke lënë të plagosur një person.
Artan Hoxha ëshprehur për “Abc News” se personi i cili mbeti i lënduar nga atentati është identifikuar si Preng Gjini, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ambulanca dhe zjarrëfikëset.