Kronikë

Emri/Theu masën e sigurisë dhe doli në rrugë i armatosur, arrestohet 41-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:54 - 25/05/22 |
Opi Nion

Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 41-vjeçari i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe ka dalë në rrugë i armatosur me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se nga informacionet e marra, se një shtetas kishte thyer masën e sigurisë dhe qarkullonte i armatosur, në afërsi të Urës së Gjolës, u organizua operacioni policor i koduar “Alert”, në kuadër të të cilit shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin Rasim Hasa, 41 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Gjatë kontrollit fizik të tij, punonjësit e Policisë i gjetën, në çantë, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës kishte caktuar masën e sigurimit “Arrest në shtëpi ”, për veprën penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, dhe “Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm”

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin e shtetasit Rasim Hasa, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”./Opinion.al

Pas