Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në rethrrotullimin e Maqellarës në Dibër.
Sipas informacioneve për ABCNews, bëhet me dije se i plagosur ka mbetur një 50-vjeçar, i identifikuar si Faik Zeqja. Mësohet se 50-vjeçari ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është transportuar në spital. Nuk dihet ende nëse ka qënë një konflikt çasti apo arsye tjetër.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plote të shkaqeve./Opinion.al