Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shaban Bardhoshi”, ku një person ka tentuar të vrasë me armë zjarri Artur Korteshin.
Sipas “News24”, ky i fundit, një ditë më parë ka debatuar me vëllain e autoritet të identifikuar me inicialet R.G.
Korteshi është person i skeduar nga policia, pasi është i përfshirë në ngjarje kriminale. Ndërkohë, autoritetet janë në kërkim të autorit, i cili pasi ka qëlluar me armë është larguar me shpejtësi./Opinion.al