Mesditën e sotme, në qytetin e Shkodrës, dy persona të armatosur kanë hapur zjarr duke lënë të plagosur shitësen e një dyqani.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në vendin e quajtur “Rus” pranë Shkollës së Muzikës në lagjen “Fahri Pamadani”. Dy personat kishin qenë me motoçikletë kur kanë qëlluar.
Personi i plagosur është shtetasja Flutura Muça, 49 vjeç, banuese në lagjen Partizani, Shkodër, e cila është transportuar për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas informacioneve të para dyshohet se atentati ka pasur për qëllim plagosjen e një tjetër personi.