Policia e Firences ka arrestuar për posedim droge me qëllim shitjen e saj, Taulant Pashon, shqiptari 29 vjeçar i cili është emër i njohur për policinë italiane, me precedentë të shumtë penalë, pasi këtë herë u kap me 6 kilogramë marijuanë.
Pasho mësohet se prej kohësh po mbahej në vëzhgim nga policia.
Por gjatë mbrëmjes së të shtunës, ai sëbashku më një shok ka shkuar në garazhin ku fshihte drogën, teksa në dorë mbante dy çanta të zeza.
Në këtë moment, policia ka ndërhyrë duke ndaluar shqiptarin dhe ka kontrolluar vendin.
Në garazh u gjetën 6 kg drogë, e llojit marijuanë e ndarë në katër pako të mëdha, të mbështjella me letër celofan.
Për shqiptarin, i cili e ka pranuar se droga ishte e tija, janë hapur dyert e burgut Sollicciano, shkruajnë mediat italiane.
Interesant ishte fakti se ai kishte lënë në garazh për të ruajtur drogën dy qen të llojit pitbull./Panorama