Ka zgjatur vetëm pak orë “papunësia” e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Stefan Çipa, i cili u shkarkua nga detyra mbrëmjen e djeshme nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Çipa do të drejtojë në vazhdim Entin e Banesave, ndërkohë që përflitet se mund të ketë një rikandidim të tij si kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Vendin e Çipës në krye të Burgjeve, do ta marrë Agim Ismaili.
Ismaili ka qenë kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, që nga tetori i vitit 2017, ndërsa më herët kishte mbuluar detyrën e ish-nëndrejtorit të Përgjithshëm të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave. D.l