Një 29-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti ditën e sotme në Gjirokastër.
Mësohet se i plagosuri është Lorenc Dida, i cili u qëllua me thikë në afërsi të shkollës së Mesme Pedagogjike në Gjirokastër.
I plagosuri është transportuar në spital në gjendje kritike për jetën dhe nuk ka mundur të dëshmojë për ngjarjen e ndodhur.
I riu është plagosur në krahë dhe këmbë. Ndërkohë, policia është në kërkim të autorit të ngjarjes i identifikuar me inicialet P. K.