Një 42-vjeçar nga fshati Dunicë, Pogradec i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Sipas informacioneve të siguruara nga ABCNews, ngjarja ka ndodhur paraditen e së premtes ndërsa konfirmohet se Kledjan Çollaku pasi ka kaluar koronavirusin po përballej me një situatë të rënduar psikologjike.
Së fundmi, 42-vjeçari u kishte thënë familjarëve se do të vdiste nga ajo që kishte kaluar.
Bëhet me dije gjithashtu se 42-vjecari nuk kishte probleme të tjera përfshi këtu dhe ato ekonomike që ta çonin babain e një fëmije të vogël drejt aktit fatal.