Aktualitet

Emri/Rrahën të riun në Krujë,identifikohet autori, ndalohet bashkëpunëtori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:05 - 22/02/21 |
Doriana Çepunaj

Policia e Krujës njofton se është zbardhur ngjarja e ndodhur më datë 17 shkurt në një lokal në Fushë Krujë, ku u godit me sende të forta një shtetas.

Bëhët me dije se është shpallur në kërkim autori kryesor i dyshuar për këtë ngjarje, Gazment Kusta, 34-vjeç i dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike ndërsa është ndaluar dhe Geart Bakalli 31-vjeç që fshehu mjetin e përdorur nga autorët.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bënë shpalljen në kërkim të shtetasit G. K., 34 vjeç, banues në Budull, Krujë, i dënuar më parë jashtë vendit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 17.02.2021, ka hyrë me disa persona të tjera në ambientin e një lokali në Fushë Krujë dhe ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime në kokë, shtetasit E. E., 30, vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar në banesë.

Në vijim të hetimeve është bërë ndalimi i shtetasit G. B., 31 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa veshje të përdorura nga autorët dhe 1 mjet tip “Audi”, të cilin dyshohet se autorët e kanë përdor për t’u larguar.”, njofton policia.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje./Opinion.al

Pas