Policia e Durrësit ka vënë në pranga Augert Zerën, i cili gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.S. 43 vjeç.
Sipas policisë, 35-vjeçari Zera ka qëllua me armë në këmbë 43-vjeçarin, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se gjithçka ka nisur për një zhurmat në një pallat në Durrës. Zera i ka kërkuar punëtorit që po punonte të mos bëj zhurmë dhe kjo ka qenë shkëndija e parë e konfliktit, i cili përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit.
“Rreth orës 10:00, në lagjen nr.8 Durrës, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin dhe arrestimi i autorit të plagosjes Augert Zera 35 vjeç. Sekuestrohet dhe arma e zjarrit”,-njoftoi policia./Opinion.al