Kronikë

Emri/ Qëlloi me armë në drejtim të efektivëve, RENEA plagos 45-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:25 - 25/12/20 |
Opi Nion

Polica e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me arrestimin e  45-vjeçarit Josif Kavaja në Zavalinë, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të efektivëve të policisë dhe në drejtim të fshatit duke rrezikuar jetën e banorëve.

Kavaja nuk i është bindur urdhrit të policisë ndërsa ka shkëmbyer zjarr me efektivët. Nga të shtënat, policia e ka plagosur 45-vjeçarin duke bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e tij.

Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendngjarje  policia gjeti një armë zjarri pushkë dhe një sopat.

Ngjarja ndodhi në fshatin Seltë të Elbasanit, kur policia shkoi për kontroll në banesën e Kavajës me vendim gjykate pas denoncimeve të fqinjëve se ky i fundit mbante armë zjarri pa leje me të cilën i kërcënonte.

Në momentin që policia mbërriti në shtëpinë e 45-vjeçarit, në tentativë për t’i shpëtuar uniformave blu ai ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre duke u rrezikuar jetën.

Bëhet me dije se ai ka qëlluar 12 herë drejt policisë, por fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk pati të lënduar.

45 vjeçari banonte i vetëm, ndërsa në lagjen ku ndodhet ai janë 8 shtëpi të pa banuara. Nga raportimet paraprake, dyshohet se 45-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor./ Opinion.al

Pas