Një 54-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Shkodër në afërsi të Shkollës Pyjore. Mësohet se i plagosuri është Nikolin Huba, banues Vau Dejës..
Mësohet se 54-vjeçari është qëlluar dy herë me armë në këmbë. ai është Transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po punon për arrestimin e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes./Opinion.al