Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe armë.
Mësohet se në pranga ka rënë Agim Curraj, banues në fshatin Leporosh.
“Në fshatin “Vrakë”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.C., dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë)”, njofton policia.
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e qëllimit që 56-vjeçari lëvizte i armatosur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.