Kronikë

EMRI/ Po transportonte 56 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 46-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:07 - 11/07/21 |
Opi Nion

Një 46-vjeçar është arrestuar dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij pasi u kapën duke transportuar 56 emigrantë të paligjshëm.

I arrestuar është shtetasi Altin Melani, ndërsa në kërkim është shpallur Elvis Hoxha, 36 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasin Altin Melani, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip furgon të markës “Benz” në pronësi të shtetasit Elvis Hoxha, 56 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore./Opinion.al

Pas