Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Kodër Balldre , në Lezhë. Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një 43-vjeçar i identifikuar si Hilë Gjini.
Sipas informacioneve, Gjini është qëlluar me dy plumba në bark nga një person i identifikuar me inicialet Gj.Gj., banues në fshatin Balldre.
Referuar të dhënave, Gjini është qëlluar me armë teksa po dërgonte fëmijët në shkollë.
Pasi është qëlluar me dy plumba, Hilë Gjini ka qëndruar së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten e tij brenda makinës, derisa mbërriti policia dhe autoambulanca.
Aktualisht i plagosuri ndodhet në spitalin e Lezhës dhe është në gjendje të rëndë./ Opinion.al