Kronikë

Emri/ Plagosja në Shkodër, identifikohet autori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:02 - 01/09/20 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e sotme në zonën e quajtur  Prek Cali, të qytetit të Shkodrës.

Autoritetet deklarojnë se kanë identifikuar autorin i cili qëlloi me armë zjarri ndaj 38-vjeçarit Tonin Larushku, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës.

Autori është identifikuar si Luverdo Kola, 29 vjeç banues në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit, ndërkohë policia vijon kërkimet për kapjen e autorit.

Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Po ashtu, policia ka  shoqëruar një person që dyshohet se ka djeni për ngjarjen .

Njoftimi i Policisë

Shkodër-Policia identifikon autorin e plagosjes së ndodhur pak minuta më parë dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Në  zonën e quajtur  Prek Cali, të qytetit të Shkodrës,  shtetasi T.L, 38 vjeç, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës,  si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri  dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e DVP dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin L.K, 29 vjeç banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë  në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.

Në atë zonë është  kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka djeni për ngjarjen .

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër  po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes./ Opinion.al

Pas