Një nga autorët e plagosjes së biznesmenit Spiro Iljadhi është ndaluar nga policia.
Sipas news 24 në prangat e policisë ka rënë Redjan Haderi, 33 vjeç nga Tepelena.
Në një operacion, të zhvilluar nga policia e Sarandës, e Gjirokastrës dhe e Tepelenës në orët e para të mëngjesit të së hënës u ndalua Haderi ndërsa në kërkim për këtë ngjarje janë dy persona të tjerë.
Mësohet se Haderi ka pranuar autorësinë e krimit para oficerëve të policisë, ndërsa ka nënvizuar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit. Haderi nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi ai njihej si një person me precedent të shumfishtë penal.
Ndërkohë 2 autorët e tjerë në kërkim për ngjarjen janë Andrea Caushi 35 vjeç, Visi Caushi 33 vjeç.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:50 të së dielës, në lagjen Nr.1, Sarandë, në afërsi të një lokali, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin tre persona kanë plagosur me armë zjarri shtetasin S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe një kalimtar të rastit shtetasin M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u transportuan në spital./Opinion.al