Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së një dite më parë të dy shoferave të furgonëve të shkollës.
Mësohët se bëhet fjalë për Ylli Gosturanin, 45 vjeç. Ai u konfliktua me dy shoferët Altin Vani dhe Veli Xhani, pasi automjetet e tyre i kishin zënë rrugën.
Konflikti degradoi deri në përdorimin e thikës. 45-vjeçari pasi i qëlloi u largua nga vendi i ngjarjes.