Aktualitet

Emri/ Pjesë e grupit të Astrit Avdylaj, arrestohet në Gjermani 49-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:24 - 12/07/21 |
Opi Nion

Petrit Sulejmani dhe Klodjan Zanaj janë ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Petrit Sulejmani, pjesë e grupit ta Astrit Avdylajt, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Sulejmani bashkëpunoi me grupin e Avdylajve në Shijak, për kalimin e 2 ton kanabis drejt Italisë në vitin 2017.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2018, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Po ashtu u ekstradua shtetasi Klodjan Zanaj, 39 vjeç, banues në Vlorë. Zanaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin gjyqësor në vitin 2019, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”. Ky shtetas, në periudhën kohore 2016-2017, më anë të mashtrimit ka mundësuar përfitimin e një shume të konsiderueshme parash, në dëm të shtetases J. L., me banim në Tiranë./Opinion.al

Pas