Kronikë

Emri/ Person me rrezikshmëri të lartë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Holandë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:35 - 30/11/22 |
Opi Nion

Është arrestuar nga Policia e Elbasanit një 35-vjeçar nga Elbasanit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria në kuadër të operacionit të koduar “Golden bullet”.

35-vjeçari që u kap në Leiden të Holandës është identifikuar si Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Bitri qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe përdorte dokument me identitet tjetër. Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Golden bullet”, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

“Gjithashtu, shtetasi Eljo (Ervis) Bitri alias Bledar Debrova, 35 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe nga Belgjika, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel, Belgjikë, më datë 31.05.2022, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arrestin për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga Kodi Penal i Belgjikës (maksimumi i dënimit burgim i përjetshëm),”-njofton policia.

Për arrestimin e 35-vjeçarit bashkëpunoi edhe Policia e Shtetit.

Pas