Kronikë

Emri/Përdorte 2 të mitur për të shpërndarë kanabis, arrestohet 23-vjeçari në Durrës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:48 - 02/11/22 |
Opi Nion

Një 23-vjeçar që shpërndante drogë në Durrës është vënë në pranga nga policia. Uniformat blu bëjnë me dije se M.B., 23-vjeç kishte përfshirë në këtë veprimtari edhe dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të pabanuar, shërbimet e Policisë i gjetën 23-vjeçarit, një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje. Në momentin e kapjes, 23-vjeçari ishte së bashku me dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç, të cilët dyshohet se i shfrytëzonte për të shpërndarë lëndën narkotike.

Në përfundim të veprimeve, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.

Pas