Kronikë

Emri/ Paraqitet në spital i plagosur me armë zjarri, policia shoqëron 12 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:11 - 07/04/22 |
Opi Nion

Një 39-vjeçar është paraqitur në spital i plagosur me armë zjarri. Sipas policisë, Shpëtim Metoli, 39 vjeç është konfliktuar me disa persona në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Për ngjarjen janë shoqëruar deri tani 12 persona në komisariat dhe vijon puna për pyetjen e tyre. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 07.04.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi Sh. M., 39 vjeç, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ky shtetas është konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, dhe në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Sh. M.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al

Pas