Kronikë

Emri/ Parandalohet vrasja me pagesë, arrestohet 26-vjeçari në Korçë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 30/07/22 |
Opi Nion

Një 26-vjeçar i sapo dalë nga burgu është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se do të kryente një vrasje me pagesë.

Autori është identifikuar si Klaudio Asllani, dhe sipas policisë 26-vjeçari  po lëvizte i armatosur dhe gati për qitje.

Arrestimi i 26-vjeçarit është bërë në lagjen nr. 14, Korçë, ndërsa sapo ka vënë re se ishte nën ndjekjen e Policisë, është përpjekur të largohet me shpejtësi dhe ka nxjerrë nga brezi, armën e mbushur, të cilën e ka hedhur në një kosh, në anë të rrugës. Arma më pas u sekuestrua nga uniformat blu, në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa, u procedua penalisht, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, një 17-vjeçar, që, në momentin e kapjes, ka qenë i shoqëruar me Asllanin. 17-vjeçari dyshohet që ka pasur dijeni se shtetasi K. A. mbante me vete armë zjarri.

Mbi Klaudio Asllani rëndon akuza “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Pas