Policia ka arrestuar një inspektor të IKMT Vlorë, përgjegjës për territorin e bashkisë Sarandë, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për “shpërdorim detyre” lidhur me ndërtimet pa leje kryesisht në zonën e Ksamilit.
Mësohet se në pranga ka rënë 32-vjeçari Martin Arapi. Ai akuzohet se ka favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë, kryesisht në zonën e Ksamilit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.