Eduart Rrapi mësohet se është personi që mbeti i plagosur me thikë në zonën e Yzberishtit.
Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur për shkak të një konflikti që i plagosuri kishte me autorin, ku ky i fundit dyshonte se Eduart Rrapi i ka ngacmuar nënën.
53-vjeçari raportohet se ka marrë një plag në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori me iniciale A.P., 24-vjeç, është shpallur në kërkim.
“Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia.