Janë zbardhur detaje lidhur me sasinë e lëndës narkotike së kapur gjatë orëve të mbrëmjes në doganën e Goricës, në zonën e Pustecit.
Sipas informacioneve, sasi e lëndës narkotike është mbi 100 kg. Policia e Korçës ka mundur të identifikojë mjetet në të cilat ishte fshehur droga dhe më pas i ka ndjekur dhe i ka ndaluar në doganë në palën shqiptare.
Sipas “BalkanWeb” disa persona janë arrestuar, ndërsa mes tyre është dhe një avokat i identifikuar si Joni Mosku.