Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Librazhdit nën akuzën e mashtrimit.
Në pranga ka rënë i riu, Kristjano Perndoj, banues në Lezhë. Ky i fundit, akuzohet se në 2 maj nëpërmjet mashtrimit ka arritur t’i marrë një shumë parash 56-vjeçarit me iniciale F.Rr, administrator i një biznesi në fshatin Qukës të Librazhdit.
Gjatë kontrollit të kryer në banesën e 32-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë) të cilat do të dërgohen për ekzaminim.
Ndërkohë, policia po vijon me hetimet për zbardhjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./Opinion.al