Një person është arrestuar nga Policia e Kurbinit , pasi lëvizte me armë zjarri kallashnikov në rrugicat e lagjes ku banonte, duke krijuar panik te banorët.
Mësohet se në pranga ka rënë Kol Mëhillaj, banues në Milot. Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Kol Mëhillaj, sapo ka parë punonjësit e Policisë, e ka hedhur armën, me qëllim fshehjen e saj. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov dhe municionit luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.