Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Rrëmbec të Maliqit, ku një person u qëllua me thikë dhe për pasojë humbi jetën.
Mësohet se viktima është 60-vjeçari Nesti Sotiri, ndërsa autori i krimit është, Velo Hazisllari.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave. 60-vjeçari u transportua për në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Edhe autori i ngjarjes ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Korçës.
Mësohet se viktima dhe autori janë fqinj. Sipas informacioneve, mes tyre ka pasur konflikte të vjetra, por mbrëmjen e sotme ata janë konfliktuar sërish dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al